0Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u bashkua me aksionin "Shiriti i Shën Gjergjit". Simboli i Fitores-shiriti me vija në ngjyrë zi e portokalli iu dorëzua atij në pritjen e organizuar për nder të Ditës së Fitores në Selinë e përfaqësisë së përhershme ruse pranë OKB-së në New York. Ban Ki Moon deklaroi, se është shumë i gëzuar që ndodhet midis atyre, baballërët dhe gjyshërit e të cilëve dhanë një kontribut të madh në arritjen e fitores mbi fashizmin. Aksioni "Shiriti i Shën Gjergjit" u iniciua në vitin 2005 me rastin e 60 vjetorit të Fitores. Çdo vit me këtë aksion bashkohen gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën.