Zëri i Rusisë  

Me ndeshjen e skuadrave përfaqësuese të Gjermanisë dhe SHBA-së në qytetin gjerman Gelsenkirchen do të hapet sonte në mbrëmje Kampionati i 74-t Botëror i Hokeit. Në rivalitetin sportiv, që do të vazhdojë deri në 23 maj, do të marrin pjesë 16 skuadrat më të forta të botës. Pas ndeshjes së parë më 9 maj me sllovakët, rusët do të ndeshen me skuadrat përfaqësuese të Kazakistanit dhe Bjellorusisë.