0Para dy vitesh Dimitri Medvediev hyri zyrtarisht në detyrën e Presidentit të Federatës Ruse. Kjo është plot gjysma e afatit që i takon atij me Kushtetutë për plotësimin e detyrimeve presidenciale. Për Medvedievin dhe Rusinë këto dy vjet nuk ishin aspak të lehtë: agresioni i Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut dhe shtetasve rusë që banonin atje, kriza financiare botërore, seria e sulmeve terroriste dhe katastrofave. Bile dhe në sport nuk po na ecën më fati. "Testi për qëndrueshmëri" ishte maksimalisht serioz, pa favorizime e pa lëshime. Dimitri Medvediev, i cili në vitin 2009 kremtoi 45 vjetorin e vet, u bë njëri nga liderët më të rinj botërorë, udhëheqës i gjeneratës së re dhe përçues i pikëpamjeve bashkëkohore.