Zëri i Rusisë Ish kancelari i Gjermanisë Gerhard Schroder doli për "integrimin e Rusisë në strukturat europiane". Në konferencën ruso-gjermane me temë "Nga kapitullimi deri tek kooperimi: Gjermania, Rusia dhe Europa 65 vjet pas Luftës së Dytë Botërore", Schroder theksoi domosdoshmërinë e moskufizimit vetëm me politikën e partneritetin strategjik me Rusinë, por për nënshkrimin me Federatën Ruse edhe të marrëveshjes për asociim. Në rastin me Rusinë në planin afatmesëm fjalë nuk bëhet për hyrjen e saj në BE, theksoi ai. Schroder propozoi në kuadrin e asociimit "lidhjen e Europës dhe Rusisë me detyrime juridike", sepse gjatë kësaj bëhen të mundura për bashkëpunim sfera të tilla si liberalizimi i tregtisë, krijimi i zonës së tregtisë së lirë, realizimi i projekteve të përbashkëta në zhvillimin e infrastrukturës, dialogu i rregullt politik.