0Më 7 maj në Rusi festohet Dita e radios. Këtë ditë në vitin 1895 fizikani rus Aleksandër Popov realizoi seancën e parë të radiondërlidhjes dhe i demonstroi botës radion (aparatin radiomarrës). Në ditët e sotme teknologjitë e ndërlidhjes janë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev uroi punonjësit dhe veteranët e sferës së ndërlidhjes dhe komunikacioneve masive me rastin e festës së tyre profesionale, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Sipas mendimit të Kryetarit të radiokompanisë sonë Andrei Bistrickij, bota do ta dëgjojë "Zërin e Rusisë" edhe pas 100 vjetësh.