0Marinarët rusë i liruan piratët, të cilët rrëmbyen cisternën "Московский университет" ("Universiteti i Moskës"), pasi e drejta ndërkombëtare nuk jep mundësi për ndjekjen e tyre penale, i njoftuan Agjencisë informative RIA Lajmet në Ministrinë e mbrojtjes të Federatës Ruse. Cisterna që lundronte nën flamurin e Liberisë, në bordin e së cilës ndodheshin 23 marinarë rusë, u rrëmbye të mërkurën. Të enjten atë e liruan këmbësorët e marinës nga anija e madhe kundër-nëndetëse "Marshall Shaposhnikov", e cila merr pjesë në misionin ndërkombëtar për luftën me piratët pranë brigjeve të Somalisë.