0Situata financiare globale në Europë që lindi si rezultat i krizës buxhetore në Greqi - e tillë është tema e samitit të jashtëzakonshëm të vendeve të zonës së euros në Bruksel. Detyrë e samitit është vlerësimi i situatës së krijuar dhe diskutimi i masave të mundshme, të cilat do të bëjnë të mundur parandalimin e zhvillimit të situatës sipas skenarit grek në Spanjë, Portugali dhe Itali. Aktualisht po bëhet mëse e qartë, se thjesht dhënia e kredive vendeve problematike është pak efikase në kushtet e krizës së tanishme. Problemi konsiston në domosdoshmërinë e transformimeve strukturore në zonën e euros.