Bota duhet të dijë gjithë të vërtetën mbi Luftën e Madhe Patriotike dhe rolin e Ushtrisë Sovjetike në çlirimin e Europës nga okupatorët gjermano-fashistë. I tillë ishte lajtmotivi i intervistës së zgjeruar të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhënë në vigjilje të Ditës së Fitores gazetës "Izvestia" dhe kanalit të Parë televiziv rus.

Detyra e kundërshtimit të falsifikimit të fakteve historike të lidhura me ngjarjet e një të kaluareje shumë vjeçare lindi për shkak të synimit që ndiqet prej politikanëve të veçantë në një sërë vendesh të Europës Lindore për ti interpretuar ato në favor të interesave të veta të ngushta të përkohshme, momentale. Puna në këto vende shkon bile deri tek rehabilitimi i kriminelëve nazistë dhe ndërmarrja e përpjekjeve për të vënë shenjën e barazimit midis Ushtrisë Sovjetike dhe okupatorëve fashistë. Kurse e vërteta, sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, konsiston në faktin si vijon: "Populli ynë nuk kishte kurrfarë rrugëdalje: njerëzit që jetonin në atë kohë në vendin tonë ishin të destinuar ose të vdisnin, ose të ktheheshin në skllevër. Rrugë të tretë nuk kishte dhe ky është fakt i padiskutueshëm, i pamohueshëm. Edhe një çështje tjetër është ajo: kush e filloi luftën, kush është fajtor i këtij krimi? Edhe kjo është një gjë krejtësisht evidente, e cila është përforcuar jo vetëm në dokumentet e Procesit të Nurenbergut, por është rrënjosur edhe në kujtesën e një numëri jashtëzakonisht të madh njerëzish. Tentativa për ripërzierjen, shkartisjen e fakteve historike ngjason, thjesht, me qëllimin, paramendimin keqdashës.

Përsa i përket rolit të Ushtrisë Sovjetike, e vërteta e pamohueshme konsiston në atë, se 70% të humbjeve të veta trupat hitleriane i pësuan në Frontin Lindor. Në të njëjtën kohë askush nuk e idealizon rolin e vendit tonë në periudhën e pasluftës, thekson Dimitri Medvediev. "Por në atë dhe konsiston mjeshtëria, zotësia e historianit, arsyeshmëria, mendja e shëndoshë e njeriut të thjeshtë që të diferencojë misionin e Ushtrisë së Kuqe dhe Shtetit Sovjetik në periudhën e luftës nga ajo që ndodhi më vonë. Po, vërtetë, në jetë kjo është tejet e vështirë për tu ndarë, por është e domosdoshme të bëhet megjithatë në mënyrë që theksohet edhe një herë: se në qoftë se nuk do të kishte qenë roli i Ushtrisë së Kuqe, numri kolosal i viktimave që bëri theror në altarin e luftës populli sovjetik, Europa do ti kishte qenë krejtësisht tjetër. Nuk do të kishte patur Europë bashkëkohore, të begatë, të pasur, të zhvilluar e të lulëzuar. Dhe kjo është më se evidente", tha Dimitri Medvediev.

Nuk duhet të quhen në kurrfarë mënyre xhelatët - viktima. Ata që vënë shenjën e barazimit midis rolit të ushtrisë sonë dhe rolit të okupatorëve fashistë kryejnë një krim moral. Gjermanët bashkëkohorë në këtë kuptim sillen shumë më me dinjitet, se, të themi, përfaqësuesit e shteteve pranëballtike.

Në intervistën e vet Dimitri Medvediev preku edhe një temë të tillë fort të diskutueshme si roli i Stalinit në Luftën e Madhe Patriotike. Së pari, vuri në dukje Presidenti, ekzistojnë gjëra krejtësisht të dukshme - Luftën e Madhe Patriotike e fitoi populli ynë dhe jo Stalini, dhe bile as udhëheqësit ushtarakë megjithë rëndësinë e pamohueshme të punës së tyre.

Duke iu përgjigjur pyetjes, se cilat mësime të luftës së kaluar janë më të rëndësishme personalisht për të, Dimitri Medvediev vuri në dukje si vijon: më kryesori prej tyre konsiston në atë, se Rusia duhet së bashku me vendet e tjera, me pjesëmarrësit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar të përpiqet të eliminojë rreziqet që lindin. Ndërsa ideja e qetësimit, pajtimit me agresorin, diktatorin, si rregull, nuk sjell rezultat pozitiv, veçanërisht kur ky diktator tashmë ka marrë forcë dhe, si i thonë fjalës, merr hekurat zvarrë (take the bit between one's teeth). Prandaj detyra kryesore në ditët tona qëndron në atë, që të krijojmë një sistem të ri, të fortë të sigurisë ndërkombëtare. Meqenëse ai aktual, sipas mendimit të Presidentit, nuk është aspak ideal. Dhe këtë gjë e demonstruan më së miri ngjarjet dramatike të vitit 2008 të lidhura me agresionin e Gjeorgjisë ndaj Osetisë së Jugut. Pikërisht pas kësaj lindi ideja e krijimit të konstruksionit të ri të sigurimit europian. Komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë platformën e përshtatshme në të cilën do të bashkërenditet një masë e tërë problemesh nga më të ndryshmet, do të zgjidhen mosmarrëveshjet, divergjencat. Sipas mendimit të Dimitri Medvedievit, afërsisht po për këtë patën menduar paraardhësit tanë në vitet 30-të, por atyre nuk u mjaftoi burrëria për të marrë vendimet përkatëse. Dhe rezultati i kësaj dihet tashmë fort mirë - shpërthimi i luftës më të rëndë, më të përgjakshme e më të tmerrshme në historinë e njerëzimit. Pikërisht për këtë arsye ne duhet të merremi tani me krijimin e mekanizmave bashkëkohorë ndërkombëtarë.

0 Në përfundim të intervistës së vet Presidenti i Rusisë i uroi të gjithë veteranët e Luftës së Madhe Patriotike dhe gjithë vendin me rastin e Ditës së Fitores. Meqenëse për rusët kjo festë, sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, është me të vërtetë popullore.