0Fitorja e arritur mbi fashizmin 65 vjet më parë hodhi themelet e rendit të ri botëror. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Kryetari i Këshillit të Federatës Sergei Mironov. Ai merr pjesë në konferencën e organizuar në Berlin me temë: "Nga kapitullimi tek kooperimi: Gjermania, Rusia dhe Europa 65 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore". Mironov kujtoi, se pas mbarimit të luftës bota u nda në dy kampe, ndërsa me rënien e murit të Berlinit "kaloi në lëvizje e ndryshime aktive". Si rezultat edhe në lidhjet ruso-gjermane, edhe  në marrëdhëniet e Rusisë me Europën u krijua baza për bashkëpunim me leverdi reciproke, i cili është jashtëzakonisht i kërkuar aktualisht.