0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev falenderoi liderët e huaj të cilët do të vijnë në Moskë për pjesëmarrje në kremtimin e Ditës së Fitores. Mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve të mbledhjes solemne të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për nder të 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin e lexoi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë kësaj organizate Vitali Çurkin. Sipas fjalëve të tij, perceptimi i rrezikut real të shfarosjes i bëri të shtrëngojnë radhët njerëzit nga kontinente të ndryshme dhe forcoi frymën e solidaritetit në luftën për kauzën e drejtë. Në mesazhin në fjalë janë përmendur gjithashtu edhe antifashistët gjermanë që luftuan për idealet e së ardhmes demokratike të Gjermanisë, e cila, sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, aktualisht është mike dhe partnere e Rusisë në arenën ndërkombëtare.