0Të ndaluarit mbi bazë të dyshimit për zaptimin piratesk të cisternës «Московский университет» ("Universiteti i Moskës") tani për tani nuk planifikohet të nisen për në Moskë. Për këtë i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS Përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë Vladimir Markin. Në bordin e cisternës po punon hetuesi i drejtorisë hetimore ushtarake, i cili po mbledh prova për çështjen penale të ngritur në Rusi mbi bazë të faktit të marrjes peng të cisternës.