0Kryetarja e qeverisë së përkohshme të Kirgistanit Roza Otunbajeva do të mbërrijë në Moskë për pjesëmarrje në Paradën e Fitores. Për këtë njoftoi Drejtuesi i administratës kirgistanase Edil Bajsallov. "Gjatë vizitës së vet në Rusi Otunbajeva do të takohet me udhëheqjen e Rusisë, por në samitet e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura ajo nuk do të marrë pjesë", - njoftoi Bajsallov.