0Më koncertin e kolektivave artistikë të institucioneve mjekësore të Bashkirisë përfundoi në Ufa aksioni i bamirësisë për ish mjekët dhe sanitarët e spitaleve të frontit të Luftës së Madhe Patriotike. Për nder të veteranëve artistët amatorë ndërruan përparëset e bardha të zakonshme për ta me uniformën ushtarake, e cila iu përshtat si s'ka më mirë interpretimit të këngëve të viteve të luftës. Siç thonë organizatorët, me këtë aksion ata deshën ti shprehin mirënjohjen e tyre të pakufijshme veteranëve për Fitoren e Madhe që sollën ata, njofton Agjencia ITAR-TASS.