0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev u bëri thirrje qytetarëve rusë për të mos harruar kurrë ata që flijuan jetën e vet në betejat për mbrojtjen e Atdheut gjatë viteve të Luftës së Madhe Patriotike. Duke marrë fjalën në ceremoninë e dorëzimit të dekoratave shtetërore 46 qytetarëve të shquar të Rusisë ai theksoi, se kjo ceremoni po zhvillohet në vigjilje të festës, "e cila është e madhe jo vetëm për vetë faktin se u arrit të mbrohet pavarësia e Atdheut dhe shpëtimi i Europës, por edhe për shkak se prek çdo qytetar të Rusisë". Sipas fjalëve të Medvedievit, "pothuajse në çdo familje ruse ka ose ka patur njerëz që kanë luftuar në frontet e Luftës së Madhe Patriotike, dhe në këtë mënyrë me ta ruhet lidhja e padukshme. Kjo na bën ne komb të fortë".