Rusia përfundoi llogaritjen e humbjeve të Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të Luftës së Madhe Patriotike. Siç vë në dukje gazeta "Vremia novostei", shifra e përafërt e të vrarëve që përmendej më parë-27 milionë veta-praktikisht, mori konfirmimin e vet. Raporti i humbjeve të Ushtrisë së Kuqe dhe Wehrmacht-it përbëri 1,3:1. Vërtet, në qoftë se do të flitet për humbjet jo-luftarake, atëhere raporti ndryshon në mënyrë kardinale. Humbjet e Gjermanisë, sipas të dhënave të saktësuara, përbënë rreth 6 milionë veta, humbjet e aleatëve më pak se një milion. Numri i përgjithshëm i ushtarakëve të humbur pa lënë gjurmë përbën më tepër se 4 milionë veta.

                                                              ***

Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vizitoi një nga njësitë elitare ushtarake - brigadën e këmbësorisë të Tamanskut - ku komunikoi me  ushtarët e rinj. Kryetarit të shtetit iu lutën të qartësojë situatën që ka të bëjë me afatin e kryerjes së shërbimit ushtarak nga të thirrurit nën armë, meqenëse dëgjohen fjalë sikur atë kanë ndërmend ta rrisin sërisht. "Pavarësisht nga fakti, se tani ekzistojnë probleme të caktuara me kompletimin, ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë afatin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak" (aktualisht ai përbën 1 vit), - deklaroi Presidenti. "Për marrjen e vendimit aktualisht veprues ne u menduam dhe u përgatitëm gjatë. Ai nuk ishte aspak i thjeshtë, por ne nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë atë, - theksoi Medvediev. - Ky afat një vjeçar lejon përgatitjen cilësore të specialistit, ushtarit, rreshterit. Kështu që le të përgatiten e të vijnë për shërbim ushtarak". Sipas informacionit të gazetës "Komsomolskaja pravda", në përfundim Presidenti duke iu përgjigjur pyetjes së fundit të një ushtaraku (mbi atë, se si të përgatiten nxënësit e shkollave për shërbimin në ushtri), bëri një propozim të papritur - të rikthehet në shkolla përgatitja fillestare ushtarake.

                                                               ***

0 Plani i përgjithshëm i zhvillimit të Moskës deri në vitin 2025 u miratua pavarësisht nga të gjitha protestat. Dokumenti përmban rregullat sipas të cilave mund të lejohet ndërtimi në këtë apo atë territor, por nuk përmban të dhënat mbi atë se çfarë do të ndërtohet atje. Ai është, në fakt, Kod i Etikës në territoret e qytetit Moskë, vë në dukje botimi "Kommersant". Në Moskë demontojnë monumentet dhe ndërtojnë në vend të tyre kopje, zvogëlojnë sipërfaqet e parqeve dhe merren me gjëra të tjera aspak të mira jo sepse plani i përgjithshëm i zhvillimit të kryeqytetit tonë është i keq, por thjesht për arsyen se ai është i vështirë për tu lexuar dhe kjo i jep mundësi nëpunësve dhe ndërtuesve të "bëjnë çfarë tu dojë qejfi, të marrin kot" e të ngopin lakminë e tyre të shfrenuar.