Zëri i Rusisë Përfaqësuesi zyrtar i Rusisë pranë OSBE Anvar Azimov i bëri thirrje autoriteteve të Kirgistanit të ndërmarrin masa të rrepta për parandalimin e shfaqjeve të shpeshtuara të nacionalizmit në republikë. Ai vuri në dukje, se në situatën aktuale etnoset e vogla në numër të këtij vendi, midis të cilëve edhe rusët, janë veçanërisht të cënueshme. Është e domosdoshme ti kundërvihemi rasteve të rrëmbimeve me inkursion të pronave, sulmeve ndaj zyrave të kompanive dhe ndërtesave të banimit që i përkasin përfaqësuesve të pakicave etnike, theksoi Anvar Azimov.