Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dorëzoi në Kremlin dekoratat shtetërore. Yllin e artë të Heroit të Rusisë e mori kozmonauti Roman Romanenko si dhe të afërmit e Drejtorit të Shërbimit të zjarrfikësve të Moskës, Kolonelit Eugjenij Çernishev, i cili gjeti vdekjen në muajin mars gjatë kryerjes së detyrës. Urdhëri "Për meritat përpara Atdheut" iu dorëzua kompozitores Aleksandra Pahmutova, artistit 95 vjeçar Vladimir Zeldin dhe pjesëmarrësit të Luftës së Madhe Patriotike gjeneral-majorit Ivan Slluhaj. Edhe një veteran tjetër i luftës, Hero i Bashkimit Sovjetik, gjeneral-koloneli i aviacionit Vasilij Reshetnikov u dekorua me Urdhërin e Nderit.