0Bashkimi Europian (BE) nuk është akoma i gatshëm të kalojë në një kohë të afërt në regjimin pa viza me Rusinë. Për këtë  deklaroi në intervistën e vet dhënë për gazetën "Komsomolskaja pravda" Kreu i përfaqësisë së BE në Rusi Fernando Valenzuela. Sipas fjalëve të tij, aktualisht në BE po punojnë mbi liberalizimin e procesit të marrjes së vizave për qëndrimin 90 ditor të qytetarëve rusë në vendet e zonës Shenghen. Diplomati vuri në dukje, se ndjekja e një politike të tillë nga ana e BE-së është e lidhur me druajtjet, se vendosja e regjimit pa viza me Rusinë do të provokojë rritjen e kriminalitetit si rrjedhojë e transparencës aktuale të kufijve të saj jugorë.