Shkarko audiofailin

0  Radio përgjithmonë! Bota do të dëgjojë "Zërin e Rusisë" edhe pas 100 vjetësh, shprehet me bindje të plotë Kryetari i radiokompanisë Andrei Bistrickij. Që tani teknologjitë multimediatike e kanë nxjerrë radiotransmetimin në një obitë të re, gjë kjo që mundësoi zgjerimin e kufijve dhe afrimin e kontinenteve. Falë Internetit dhe teknologjive dixhital auditori i vendeve të ndryshme të botës jo vetë që dëgjon emisionet, shikon videosubjektet, por dhe ndodhet në kontakt të ngushtë, në dialog të pandërprerë me radiostacionin tonë, vuri në dukje Andrej Bistrickij në intervistën e vet dhënë me rastin e Ditës së Radios. Kjo ditë kremtohet më 7 maj në Rusi. Njeriu i shekullit të XXI-të ka pak kohë të lirë, prandaj radio vazhdon të mbetet një ndër burimet kryesore të informacionit, meqenëse atë mund ta dëgjosh praktikisht gjithkund dhe në çdo situatë, mendon Andrei Bistrickij: "Ekziston një masë e tërë llojesh të ndryshme veprimtarish, gjatë të cilave njeriu nuk mund të shikojë dot ekranin e televizorit, por mund të dëgjojë pa problem megjithatë. Tjetër punë është ajo, në se do të ruhet apo jo radio në atë formë që ekziston aktualisht, apo ajo do të paraqesë në vetëvete një sistem shërbimesh të kombinuara. Radios i kanë profetizuar më se një herë lënien në harresë. Fillimisht kur u duk televizioni, ndërsa më pas Interneti. Por ajo diti të adaptohet me kushtet bashkëkohore dhe të mbetet një nga mjetet më demokratike dhe më operative të informimit masiv. Aktualisht në Rusi janë dhënë më tepër se 2000 licenca për radiotransmetim. Në kushtet e konkurrencës tejet të ashpër "Zëri i Rusisë", që transmeton emisionet e veta për vendet e huaja, nuk do ti dorëzojë kurrsesi pozitat e tij dhe do të vazhdojë luftën për auditor të ri, theksoi Kryetari i radiostacionit "Zëri i Rusisë" Andrei Bistrickij. "Zëri i Rusisë" u tregon radiodëgjuesve në mbarë botën mbi atë, se çfarë ndodh në Rusi, përçon informacionin që ka të bëjë më pikëpamjen zyrtare në lidhje me këto apo ato probleme botërore. Bashkë me këtë, për të gjithë dëgjuesit në vende të ndryshme të botës do të jetë mjaft interesante të njihen me gjithë gamën e polemikës që zhvillohet në mbarë botën përkatësisht temave të ndryshme. Në ditët tona në radiostacionin "Zëri i Rusisë", i cili vitin e kaluar kremtoi jubileun e vet 80 vjeçar, po ndodhin ndryshime të mëdha. Transmetohen më tepër se 500 programe në 160 vende të botës në valë të mesme dhe të shkurtra, çdo ditë, 164 orë në ditë-natë. "Zëri i Rusisë" tingëllon në on air në 40 gjuhë të ndryshme. Përveç kësaj, në site

0http://rus.ruvr.ru/

0 janë paraqitur audio dhe video materiale, subjekte multimediatike, infografikë, thotë Andrei Bistrickij. Vizitimi i site të radiostacionit vjen duke u rritur nga dita në ditë. Përsa i përket radiodëgjuesve duhet thënë, se edhe këtu është rritur në mënyrë të ndjeshme auditori, veçanërisht në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, ku "Zëri i Rusisë" transmeton në diapazonin FM. Të pandryshueshme dhe përcaktuese në programet e radiokompanisë "Zëri i Rusisë", si dhe më parë, mbeten: vërtetësia e informacionit, operativiteti dhe profesionalizmi i lartë. Kolektivi krijues mbart shumë ide interesante. Dhe sot ne u urojmë të gjithë radiodëgjuesve tanë kapje të mirë të radiovalëve dhe dëgjim të pastër të emisioneve. I urojmë të gjithë me rastin e Ditës së Radios!