Zëri i Rusisë Piratët somalezë të arrestuar në anijen cisternën ruse "Universiteti i Moskës" ("Московский Университет") do të dërgohen në Moskë për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale. Për këtë i njoftoi Agjencisë "RIA Lajmet" Përfaqësuesi i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithsshme të Rusisë Vladimir Markin. Sipas fjalëve të tij, gjatë lirimit të cisternës u arrestuan 10 piratë, midis tyre ka të plagosur dhe një të vrarë.