0Rusia po zgjidh çështjen që ka të bëjë me dorëzimin Polonisë të materialeve të hetimit rus të aviakatastrofës së avionit Ty-154 të Presidentit Lech Kaczynski që ndodhi nën Smolensk, ndër të tjera edhe kopien e regjistrimit të zërave nga aparatura përkatëse ("kutitë e zeza") në bordin e avionit. Për këtë njoftoi Prokurori i Përgjithshëm Jurij Çajka në takimin e zhvilluar me delegacionin polak të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë kryesore ushtarake. Ai përgënjeshtroi në mënyrë kategorike mendimin e publikuar në disa masmedia për fshehjen nga ana e palës ruse të një pjese të informacionit mbi katastrofën e avionit. Jurij Çajka theksoi, se mbi bazë të të dhënave të hetimeve u përjashtua plotësisht versioni i ndonjë shpërthimi apo zjarri në bordin e aeroplanit.