0Në Moskë në Sheshin e Kuq u zhvillua prova gjenerale e Paradës ushtarake për nder të 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Aktiviteti solemn me pjesëmarrjen e 10 mijë ushtarakëve filloi me nxjerrjen solemne të flamurit të Federatës Ruse dhe Flamurit të Fitores. Më pas nëpër sheshin kryesor të vendit parakaluan kolonat e këmbësorëve. Ushtarakët rusë ishin të veshur si me uniforma historike, ashtu edhe ato bashkëkohore. Me ushtarët rusë u bashkuan edhe nënrepartet e koalicionit antihitlerian -SHBA, Britanisë së Madhe, Francës dhe Polonisë si dhe ushtarakët e ushtrive të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Pas parakalimit të formacioneve ushtarake në kalldrëmin e Sheshit të Kuq doli teknika e mekanizuar. Përfundoi prova gjenerale e paradës me fluturimin mbi Kremlin e Moskës të 127 helikopterëve dhe avionëve të Forcave Ushtarako-Ajrore.