0Programi i cirkut "Fishekzjarret e Fitores" ("Салют Победы") do të niset me një turne nëpër qytetet-heronj të Rusisë dhe vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Spektakli "Fishekzjarret e Fitores" ("Салют Победы")  është me origjinë nga Ekaterinburgu. Të gjitha performancat e cirkut janë ndërtuar në mënyrë të tillë sikur janë novela të veçanta që tregojnë mbi historinë e viteve të luftës. Fitores mbi fashizmin i kushtohet edhe projekti special i Galerisë Shtetërore Tretjakovskaja, që përfshin skulpturat dhe tablotë e pikturuara të periudhës së viteve 1940-1980. Në muzeun që mban emrin e Andrei Rublovit më 6 maj-në ditën e Shën Gjergj Fitimtarit (Georgi Pobedonosec)-do të inagurohet ekspozita e ikonave "Ushtria e shenjtë" ("Святое воинство"). Në të janë paraqitur imazhet e engjëjve qiellorë dhe mbrojtësve tokësorë të Atdheut. Ndërsa në Muzeumet e Kremlinit të Moskës u hap ekspozita e urdhërave të "Fitores". Midis eksponatëve të saj janë urdhërat që i përkasin mareshalëve Zhukov dhe Vasilevskij, Ylli i Mareshalit i Stalinit i zbukuruar me diamante si dhe kuriozitete të tjera.