0Në Britaninë e Madhe të enjten do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të radhës. Për fitoren në to po zhvillojnë betejën tri parti mbarëkombëtare: Partia e Punës (The Labor Party), e cila aktualisht drejton vendin, Partia Konservatore e opozitës (The Conservative Party) dhe Partia "Demokratët Liberalë" ( The Liberal Democrats), e cila për një kohë të gjatë ka qenë në role të dyta në zgjedhje të tilla. Duke u bazuar tek sondazhet e fundit të opinionit publik, liderë në këtë garë elektorale u bënë konservatorët me në krye Davis Cameron.