6 maj:

Në pjesën veriperëndimore dhe atë perëndimore të qytetit Brandenburg trupat e Frontit të I-rë Bjellorus po vazhdonin të avanconin me sukses. Duke u përpjekur tu presin rrugën trupave në nyjet e akseve kryesore rrugore dhe pikave të banimit, grupe të veçanta hitlerianësh hapnin mbi to zjarr të çrregullt. Armikut iu kapën 14 armë vetëlëvizëse.

Në këtë ditë filloi Operacioni ofensiv i Pragës i trupave të Fronteve të I-rë, të 2-të dhe të 4-ët Ukrainas me qëllim të shpartallimit të grupimit të fundit të madh të forcave gjermano-fashiste në Çekosllovaki dhe Bohemi dhe çlirimit të republikës nga kundërshtari. Forcat mobile të Ushtrisë Sovjetike me ritme të shpejta po avanconin në drejtim të Pragës për ti ardhur sa më shpejt në ndihmë banorëve të qytetit, të cilët ngritën krye kundër okupatorëve hitlerianë.

Në shtabin e komandës amerikane në Reims mbërriti gjenerali Alfred Jodl, i cili përfaqësonte qeverinë e re të Gjermanisë. Jodl propozoi që kapitullimi i Wehrmacht-it të nënshkruhet më 10 maj nga komandantët e ushtrisë, aviacionit dhe flotës. Kjo vonesë u shkaktua nga ajo rrethanë, se për evidentimin e vendndodhjes së formacioneve të forcave të armatosura gjermane dhe njoftimin e tyre mbi faktin e kapitullimit, sipas fjalëve të tij, duhet kohë. Ndërsa në të vërtetë udhëheqja e Reich-ut kishte ndërmend të tërhiqte një grupim të madh të trupave të veta nga Çekosllovakia, ku ato ndodheshin në atë kohë dhe ti hidhte ato në Perëndim me qëllim që të mos i dorëzoheshin Ushtrisë sovjetike, por amerikanëve.

0 Nga letra e Josif Stalinit drejtuar Presidentit të SHBA Harry Truman: "Jam plotësisht dakort me propozimin Tuaj, që ne të tre të bëjmë njëkohësisht deklaratat përkatëse. Churchill propozon përcaktimin e kësaj kohe - 3 orë pas mesdite sipas orës verore britanike, që përkon me orën 16.00 të Moskës dhe atë 9 të mëngjesit sipas orës së Uashingtonit. Unë e vura në dijeni Churchillin, se kjo orë është e përshtatshme për Bashkimin Sovjetik".