0Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov e quan të domosdoshëm dialogun me Teheranin për problemin bërthamor iranian dhe zgjerimin e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (ANEA). Kreu i MPJ së  Rusisë parashtroi pozitën e Moskës gjatë takimit që u realizua në prag me amabasadorët e akredituar në Moskë të vendeve anëtare të Lidhjes së Shteteve Arabe (LSHA) dhe kreun e përfaqësisë së LSHA-së në Moskë. Pjesëmarrësit e takimit njëzëri vunë në dukje mungesën e alternativës së rregullimit të problemit bërthamor iranian me metoda politiko-diplomatike, vihet në dukje në njoftimin e MPJ së Rusisë.