0Më 6 maj në Sheshin e Kuq të Moskës do të zhvillohet prova e përgjithshme e Paradës ushtarake për nder të 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Në të do të marrin pjesë përfaqësuesit e ushtrive të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Ushtrisë polake-nga 70 ushtarakë për çdo vend si dhe nënrepartet nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Në provën gjenerale do të marrin pjesë mbi 10 mijë ushtarë dhe oficerë rusë. Pas parakalimit të formacioneve të kontigjenteve ushtarake në kalldrëmin e Sheshit të Kuq do të dalë teknika, ndër të tjera edhe tanket legjendarë të kohës së luftës T-34, sistemet vetëlëvizëse të artilerisë Su-100.  Do të parakalojnë gjithashtu dhe automobilat më të rinj "Tigri", tanket T-90, makinat e blinduara transportuese, makinat tërheqëse të blinduara si dhe tre komplekse lëshuese autonome raketore "Topol-M". Provën gjenerale të Paradës do ta përfundojë fluturimi mbi Sheshin e Kuq dhe Kremlin e Moskës i afro 130 helikopterëve dhe avionëve.