0Fitorja mbi fashizmin është festë për gjithë njerëzimin. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në prag të 65 vjetorit të Fitores Zëvendës ministri i parë i punëve të jashtme të Federatës Ruse Andrei Denisov. Sipas fjalëve të tij, kontributi vendimtar i Bashkimit Sovjetik në shpartallimin e armikut më të tmerrshëm të njerëzimit është i pamohueshëm. Nga 55 milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore gjysma e tyre janë rusë. Aleatët e tij në luftë kundër Gjermanisë hitleriane dhe satelitëve të saj ishin 26 vende të ndryshme. Ja psese në këtë ditë në paradën solemne në Sheshin e Kuq në Moskë do të marrin pjesë nënrepartet ushtarake të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), SHBA-s, Britanisë së Madhe, Polonisë dhe vendeve të tjera.