0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin mori pjesë në ceremoninë e inagurimit njëherësh të 7 objekteve të reja sportive në Kazan. Qendër e ceremonisë u bë pista e ndërtimit të stadiumit të ri të futbollit, e cila me anë të urës telekomunikative u lidh me objektet e tjera të komplekseve sportive, sallat dhe pishinën. Në këtë ceremoni u mblodhën rreth 15 mijë sportistë, studentë dhe vullnetarë të Universiadës së ardhshme. Putin i uroi qytetarët e Tartarstanit për arritjen e madhe sportive dhe shprehu besimin, se pas Universiadës së vitit 2013 të gjitha objektet e reja sportive, të ndërtuara për lojrat, do ti përdorin jo vetëm sportistët profesionistë, por dhe të gjithë ata që kanë dëshirë.