0Piratët, të cilët rrëmbyen cisternën "Московский университет" (Universiteti i Moskës) me ekuipazhin rus, deklaruan, se operacioni ushtrak për lirimin e anijes do të vërë nën rrezik jetën e marinarëve, njofton Agjencia Reuters. Anija me 86 mijë tonë naftë bruto po lundronte nga Deti i Kuq për në Kinë. Në ndihmë të cisternës është nisur anija luftarake kundërnëndetëse ruse "Marshall Shaposhnikov".