0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin mbërriti në Kazan, ku do të diskutojë ecurinë e procesit të ndërtimit të objekteve sportive për Universiadën e vitit 2013. Putin do të vizitojë në Kazan një sërë objektesh banimi dhe sportivë, të cilët hyjnë në listën e objekteve të Universiadës. Kryetari i qeverisë, siç pritet, do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së tullës së parë në  ndërtimin e stadiumit të futbollit, ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes dhe mbylljes së Universiadës së 27-të Verore Botërore. Kryeministri do të vendosë një buqetë me lule tek Zjarri i Amëshuar pranë Memorialit të Lavdisë, që i kushtohet kujtimit të tartarstanasve, të cilët luftuan në frontet e Luftës së Madhe Patriotike dhe punonjësve të prapavijës.