Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

Menjëherë 3 programe të radiokompanisë "Zëri i Rusisë" hynë në shortlist-ën e konkursit kombëtar në sferën e radiotransmetimit-"Radiomania-2010".  Programi "Ekspertiza" u bë finalist në nominacionin "programi informativ-analitik", kurse midis programeve më të mira kulturore njohëse - "Popujt e Rusisë". Si një nga programet më të mira muzikore u njoh "Libretto". Treshet e liderëve në çdo nominacion u shpallën të mërkurën në Moskë. Ja se ç'njofton më hollësisht për këtë eveniment vëzhguesja jonë Llada Korotun. Për çmimin kryesor të konkursit më të prestigjshëm të radiostacioneve ruse, ndërsa ai paraqet në vetëvete një statujëz në formën e një mikrofoni prej bronzi, këtë vit pretendonin 250 punë të paraqitura nga 110 radiostacione që funksionojnë praktikisht në gjithë territorin e Rusisë. Lufta rivalizuese premton të jetë mjaft serioze, shprehet me bindje të plotë Kryetari i Gildës të radios së MediaLidhjes  Aleksandër Polesickij: "Si përherë është paraqitur një numër shumë i madh punësh. Në programet e paraqitura vërehet pasqyrimi i tendencës, të cilën ne e patëm parashikuar që më parë dhe që e shikojmë aktualisht në treg këto kohët e fundit. Dhe pikërisht-eliminimi i disbalancës midis radiostacioneve komunikuese dhe muzikore në drejtim të rritjes së numrit të stacioneve informative dhe informativo-komunikative. Rrjedhimisht punë të kësaj kategorie nga radiostacionet u paraqitën shumë. Aktualisht tregu rus është një ndër më të pasurit në Europë. Ndërsa dëgjuesi i mesëm statistikor në Rusi dëgjon më shumë radiostacione, se sa ndonjë dëgjues diku në Angli apo në Francë. Çmimi "Radiomania" u themelua nga MediaLidhja dhe Ministria e komunikacioneve dhe teknologjive informative e Rusisë në vitin 2001. Këtë vit është shtuar edhe një nominacion tjetër kushtuar 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Radiokompania "Zëri i Rusisë" është bërë më se një herë fituese e këtij radioçmimi. Për shembull, në vitin 2004 statujëzën e mikrofonit të bronztë e fitoi programi informativ-analitik "Sot në botë". Ceremonia solemne e dorëzimit të këtij çmimi do të zhvillohet më 14 maj. Në të do të marrin pjesë punonjësit e radios dhe mjeteve të komunikimit masiv, gazetarë dhe veprimtarë shoqërorë. Atëhere ne dhe do të marrim vesh se kush do ta meritojë çmimin kryesor, ndërsa bashkë me të edhe  njohjen nga radiokomuniteti rus.