Së shpejti në Moskë do të hapet Pallati i rikonstruktuar i Carit rus Aleksei Mihajlloviç. "Mrekullia e tetë e botës"- kështu e quanin atë në shekullin e XVII-të. Ndërtesa e madhe, e ndërtuar me mjeshtëri të paparë dhe jashtëzakonisht e bukur prej druri është ngritur në vendin e mëparshëm, në territorin e Muzeut-rezervat "Kollomenskoje". Pallati i Carit Aleksei Mihajlloviç u ndërtua në vitin 1676 dhe ka zbukuruar rezidencën në periferitë e Moskës të Monarkut plot 100 vjet me radhë. Atë e ndërtuan mjeshtra të shkëlqyer, ndërkohë që duhet thënë, se kultura e shekullit të XVII-të ishte e gjithanshme - të gjithë popujt e Shtetit Moskovit dhanë kontributin e vet në ndërtimin e këtij Pallati. Atje punuan edhe mjeshtra bjellorusë, edhe ukrainas, edhe polakë, dhe gjermanët hollandezë. Më pas me urdhër të Perandoreshës Ekaterina e II-të "për shkak të vjetërsisë" pallatin prej druri e demontuan. Meqë ra fjala, likuidimi i ndërtesës u organizua mjaft mirë. U bënë matje të çdo pjese të pallatit, kurse dokumentet dhe projektet janë ruajtur me kujdes të veçantë deri në ditët tona. Pikërisht kjo dhe i ndihmoi ndërtuesit bashkëkohorë ta rikonstruktojnë atë në pamjen e vet fillestare. Në këtë Pallat janë më shumë se 270 ambjente, të cilat aktualisht po pikturohen dhe atje praktikisht gjatë 24 orëve zhvillohen punime. Janë endur sipas teknologjive të moçme pëlhura me figura të shumta. Janë gati pajisjet dhe detalet e farkëtuara të dyerve dhe dritareve. Janë prodhuar qindra pllaka me ngjyra për veshjen e furrаve. Së bashku me piktorët po vazhdojnë punimet edhe gdhendësit e drurit - detale të gdhendura në dekorimin e dhomave ka patur plot, pa llogaritur këtu mobiljet, që përbëjnë një mori jashtëzakonisht të madhe.