0Cisterna "Московский университет" ("Universiteti i Moskës") me 23 anëtarë ekuipazhi në bordin e vet u rrëmbye nga piratët somalezë. Siç njofton Agjencia informative "Interfax", konfirmimi mbi rrëmbimin erdhi nga misioni kundërpirat i BE "Atlanta". Cisterna, e cila i përkiste " Novorossisk Shipping Company" (Novoship) që lundronte nën flamurin e Liberisë, po transportonte për në Kinë 86 mijë tonë naftë bruto. Anija u sulmua nga piratët 350 milje larg bregut rreth orës 8.00 të mëngjesit sipas orës së Moskës më 5 maj. Ekuipazhi ndërmorri manovra me qëllim që ti shmangej rrëmbimit dhe iu drejtua për ndihmë anijeve të koalicionit kundërpirat. Shumë shpejt komunikimi me cisternën u ndërpre. Anëtarët e ekuipazhit nuk pësuan dëm gjatë rrëmbimit të anijes.