0Rusia po përgatit marrëveshjet për birësimin me SHBA-s, Francën dhe Spanjën njoftoi Ministri i arsimit Andrei Fursenko. Sipas fjalëve të tij, praktika e dorëzimit të fëmijëve jetimë në familjet birësuese jashtë shtetit do të vazhdojë. Interesimi ndaj këtij problemi lindi pas historisë që ndodhi me djalin rus 7 vjeçar Artiom, të cilin në fillim të prillit nëna birësuese e tij e nisi vetëm me avion për në Moskë me një letër "refuzimi". Pas kësaj Federata Ruse ngriu bashkëpunimin me SHBA-s  në sferën e birësimit deri deri në nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse dypalëshe.