Zëri i Rusisë Hyrjen e ekonomisë botërore në një fazë të re të krizës së shkaktuar nga borxhi i paprecedentshëm shtetëror i një sërë vendeve industriale të botës nuk e përjashton Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss Kahn. Në intervistën e vet dhënë masmediave perëndimore ai deklaroi, se është e domosdoshme të bëhet gjithçka e mundur në mënyrë që mos të lejohet përhapja e krizës greke në gjithë territorin e Bashkimit Europian. Gjatë kësaj Dominique Strauss-Kahn njoftoi, se Portugalia tashmë po ndërmerr masat e domosdoshme për këtë. "Përsa i përket vendeve të tjera të eurozonës, ato ndodhen në një gjendje më të pëlqyeshme, ndërsa për Francën dhe Gjermaninë nuk ka kurrfarë rreziku real", theksoi ai.