Zëri i Rusisë Kryetarja e misionit të Bashkimit Europian për hetimin e rrethanave të konfliktit që shpërtheu në Kaukaz Heidi Tagliavini raportoi në Kongresin e SHBA-së konkluzionet mbi atë, se ishte pikërisht Gjeorgjia ajo që filloi veprimet luftarake në Osetinë e Jugut në gusht të vitit 2008 duke sulmuar Chinvalin me përdorimin e artilerisë së rëndë. Sipas fjalëve të saj, asnjë nga shpjegimet e dhëna nga ana e autoriteteve gjeorgjiane për të shfajësuar sulmin e vet nuk u argumentua në mënyrë bindëse nga ato, njofton Agjencia ITAR-TASS.