0Anija e madhe kundërnëndetëse "Marshall Shaposhnikov" e Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë po i shkon në ndihmë cisternës ruse "Московский университет" ("Universiteti i Moskës"), që iu nënshtrua sulmit të piratëve në pjesën lindore të Gjirit të Adenit, njoftoi për Agjencinë informative RIA Lajmet një burim në forcat ushtarako-detare të rajonit. Kapiteni i cisternës arriti të njoftonte nëpërmjet radios se cisterna u sulmua. Në bordin e saj ndodhen 23 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë shtetas të Rusisë.