0Kryetarët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura në mesazhin e tyre të përbashkët me rastin e 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të viteve 1941-1945 bënë thirrje për nderimin e kujtimit të të gjithë atyre që flijuan jetën për lirinë e vendit. "Populli multinacional i Bashkimit Sovjetik dhe Forcat e Armatosura të tij mbrojtën lirinë dhe pavarësinë e Atdheut të vet, çliruan shumë vende të botës nga zgjedha fashiste. Ne nuk e harrojmë kurrë edhe kontributin e dhënë në arritjen e kësaj Fitoreje nga ana e aleatëve tanë të koalicionit antihitlerian, ndihmën që ata na dhanë ne", thuhet në mesazhin e përhapur nga shërbimin informativ i Presidentit të Federatës Ruse.