0Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko deklaroi, se nuk do t'ia dorëzojë qeverisë së përkohëshme të Kirgistanit Presidentin Kurmanbek Bakijev. Ai tha, se Bakijev ndodhet nën mbrojtjen e tij personale, njofton Agjencia informative RIA Lajmet. Në vigjilje Kryetarja e kabinetit të përkohshëm të ministrave të Kirgistanit Roza Otumbajeba nënshkroi dekretin, në të cilin ia hodhi Bakijevit gjithë përgjegjësinë për vrasjen e qytetarëve paqësorë gjatë ngjarjeve të prillit në Bishkek, ku gjetën vdekjen gati 90 veta dhe 1500 të tjerë u plagosën. Atij i është privuar imuniteti nga ndjekja penale. Prokuroria e përgjithshme e Kirgistanit duhet të marrë masat për ekstradimin e Bakijevit në atdhe.