0Drejtoria e aviacionit civil të Britanisë së Madhe deklaroi për ndalimin e ri të fluturimeve mbi Irlandën e Veriut dhe Skocinë për shkak të erupsionit të vullkanit islandez "Eyyafyatlayokudl". Ai u zgjua në mars pas pothuajse 200 vjetësh. Si rezultat qiellin e mbuloi reja e madhe e hirit vullkanik, e cila shumë shpejt u përhap mbi gjithë Europën. Shumë kompani ajrore e mbyllën komunikimin ajror për shkak të rrezikut të disfunksionimit të motorëve të avionëve.