0Vendet europiane kremtojnë sot Ditën e Europës. Pikërisht në këtë ditë në vitin 1949 ministrat e punëve të jashtme të Belgjikës, Danimarkës, Francës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Hollandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe në konferencën e zhvilluar në Londër nënshkruan marrëveshjen mbi krijimin e Këshillit të Europës (CE) dhe Statutin e KE, njofton Agjencia "RIA Lajmet". Anëtarë të KE janë 47 shtete. Rusia u bë anëtare e këtij Këshilli në vitin 1996. Aktualisht ajo u bashkua me 54 aktet e rëndësishme të marrëveshjeve ligjore të KE, ndër të tjera dhe me Konventën mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut.