0Në Greqi për 24 orë rresht u pezullua komunikimi ajror për shkak të grevës së përgjithshme kombëtare të bashkimeve profesionale. Në të marrin pjesë aviadispetçerët, prandaj dhe në vend u anuluan ose u shtynë për më vonë të gjitha fluturimet e brendshme dhe ato jashtë kufijve të vendit. U anuluan edhe fluturimet e "Aeroflot-it" midis Athinës dhe Moskës. Bashkimet profesionale do të zhvillojnë aksione masive proteste kundër marrëveshjes stabilizuese të nënshkruar nga qeveria greke me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ajo parashikon caktimin Greqisë të një kredie prej 110 miliardë eurosh për shmangien e falimentimit. Në këmbim të kësaj autoritetet e vendit u zotuan të miratojnë paketën e masave antikrizë, të cilat parashikojnë shkurtimin e rrogave dhe pensioneve si dhe rritjen e qenësishme të taksave.