Shkarko audiofailin

0 Iniciativa e Rusisë për krijimin e arkitekturës së re të sigurisë europiane po gjen gjithnjë e më shumë ithtarë të rinj. Në Europën Perëndimore po rritet interesi ndaj idesë së përpunimit të traktatit gjithëpërfshirës në këtë sferë. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" drejtori i filialit moskovit të "Fondit të autoritetshëm gjerman me emër të Friedrich Ebert" Reinhard Krumm. Bashkë me këtë ai mendon, se NATO, që u krijua si instrument i luftës së ftohtë, në kushtet bashkëkohore nuk ka perspektiva afatgjata. Rreth 2 vite më parë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev propozoi në Berlin krijimin e mekanizmit të ri të ruajtjes së paqes në Europë. Thelbi i këtij mekanizmi konsiston në atë, se as edhe një shtet apo organizatë ndërkombëtare nuk duhet të zotërojë monopole ndaj garatimit të sigurisë. Aktualisht në Europën Perëndimore kjo iniciativë gëzon simpati, shprehet i bindur Reinhard Krumm: "Në fakt, në fillim shumë vende, thjesht, nuk mundën ta besonin se një propozim i tillë mund ta ketë zanafillën nga Rusia... Bashkë me këtë ai beson, se aktualisht në Europë, jo vetëm qeveria gjermane mban një qendrim shumë serioz ndaj propozimit të Rusisë. Vërtet, disa mendojnë, se është e domosdoshme, para së gjithash, mbështetja tek OSBE-ja dhe NATO, dhe se nuk duhen kërkuar platforma të reja. Por e gjithë puna qendron në atë, se në realitetet ekzistuese politike për zgjidhjen e shumë problemeve ndërkombëtare, për shembull, problemit afgan edhe këto organizata janë të pamjaftueshme. NATO këto detyra nuk mund ti zgjidhë dot vetëm pa kurrfarë ndihme, ndërsa Rusia, e cila luan një rol të dukshëm në zgjidhjen e këtyre çështjeve, nuk ka madje as mundësi të reagojë ndaj ndonjë gabimi të NATO-s. Dhe sigurisht që nuk është aspak e mirë një gjë e tillë... Prandaj aktualisht Europës i nevojitet diçka e re dhe ajo e kupton për mrekulli këtë gjë. Por nuk duhet lënë në harresë fakti se në NATO janë edhe SHBA. Kur këto të fundit do të deklarojnë mbi gatishmërinë e tyre, atëherë dhe mund të realizohet në jetë krijimi i arkitekturës së re të sigurisë euroatlantike". Reinhard Krumm mendon, se propozimi i Presidentit rus është një ide tejet e shëndoshë dhe racionale. Gjatë kësaj një sërë vendesh kyçe europiane-Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Hollanda, Norvegjia dhe të tjera janë dakort ta diskutojnë temën në fjalë në formate të ndryshme. Dhe kjo gjë, nga ana e vet, mund të bëhet katalizatori i fazës së re të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit. Më 6 maj në Berlin do të zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë "Nga kapitullimi në kooperim: Gjermania, Rusia dhe Europa. 65 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore". Në të politikanë të shquar, shkencëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të diskutojnë mësimet historike të Luftës së Dytë Botërore si dhe iniciativën ruse të arkitekturës së sigurisë europiane.