0Në Sheshin e Kuq të Moskës të martën në mbrëmje u zhvillua prova e Paradës së Fitores. Kjo ishte prova e parë e përbashkët e ushtarakëve rusë dhe atyre të huaj nga Britania e Madhe, Franca, SHBA, Polonia, dhe vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Në Paradë morrën pjesë gjithashtu mbi 150 makina luftarake, midis tyre dhe tanket historike T-34, modelet më të reja të teknikës ushtarake, makina të blinduara transportuese si dhe komplekset raketore. Më parë të martën mundësitë e veta i demonstroi edhe aviacioni ushtarak.