Zëri i Rusisë Konsorciumi më i madh në botë i komunikimit satelitor "Intelsat" përsëri zgjodhi raketën ruse "Proton" për nxjerrjen e aparatit të vet telekomunikativ në kozmos. "Intelsat-22" planifikohet të nxirret në orbitën gjeostacionare në gjysmën e dytë të vitit 2012. Aparati destinohet për ofrimin e shërbimeve të teletransmetimit dixhital, komunikimit telefonik dhe aksesit  të gjerë në Internet, njofton Agjencia ITAR-TASS. Me ndihmën e anijes ruse "Proton" më parë janë nxjerrë në kozmos 6 satelitë "Intelsat".