0Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të zhvillojë votimin për çështjen e dhënies së kredive Greqisë më 9 maj, njoftoi Kreu i misionit grek të FMN Paul Thomsen. Më 2 maj Greqia ra dakort me Bashkimin Europian dhe FMN për dhënien asaj të ndihmës financiare prej 110 miliardë eurosh në formë kredish trevjeçare me përqindje favorizuese-shumë herë më të ulëta krahasuar me ato që ofrojnë tregjet financiare, njofton Agjencia ITAR-TASS. Në këmbim të kësaj Greqia premtoi të zhvillojë programin radikal të shkurtimit të deficitit buxhetor, i cili sipas rezultateve të vitit të kaluar arriti përqindjen tejet të lartë-13.6 % të GDP së vendit.