Zëri i Rusisë Për ti kushtuar një vemendje të veçantë veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike u bëri thirrje Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev përdoruesve të rinj në moshë të rrjetit Internet. Kryetari i shtetit shkroi mesazhin drejtuar vizitorëve të versionit për fëmijë të site-it zyrtar të Kremlinit në lidhje me hapjen e një faqeje të re kushtuar 65 vjetorit të Fitores. Pjesa e re e site-it http://www.uznai-prezidenta.ru quhet "Pse ne e festojmë Ditën e Fitores" dhe tregon për atë, se pse kjo festë është kaq e rëndësishme dhe kaq e shtrenjtë.