0Irani shprehet i gatshëm për rifillimin e negociatave mbi kushtet e shkëmbimit të uraniumit të varfëruar me lëndën djegëse bërthamore, deklaroi Presidenti i Republikës Islamike Mahmud Ahmadinezhad në Nju Jork mbi bazë të rezultateve të konferencës kushtuar Traktatit mbi mospërhapjen e armës bërthamore. "Ne jemi të gatshëm të shkëmbejmë uraniumin tonë 3.5% me lëndën djegëse bërthamore 20%", citon Agjencia "RIA Lajmet" fjalët e politikanit. Mahmud Ahmadinezhad deklaroi gjithashtu, se Irani nuk planifikon të dalë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) dhe nga Traktati për Mospërhapjen e Armës Bërthamore (TMAB). Lideri iranian bëri thirrje gjithashtu për krijimin e organit për ushtrimin e kontrollit ndaj sasisë së municioneve bërthamore që zotërojnë vendet e ndryshme të botës.