5 maj:

Trupat e Frontit të I-rë Bjellorus vazhdonin të avanconin përpara në pjesën jugperëndimore të qytetit Brandenburg në Gjermani. Luftëtarët sovjetikë krihnin pyjet dhe i pastronin ato nga grupet e shpërndara të hitlerianëve.

Trupat e Frontit të 2-të Ukrainas vazhdonin ofensivën në Çekosllovaki. Gjermanët hodhën në rajonin e lumit Morava shumë njësi artilerie dhe duke u mbështetur në pozicionet e përgatitura e të përforcuara që më parë vazhdojnë të bëjnë një rezistencë të egër me zjarr të furishëm. Këmbësorët, tankistët dhe artilierët sovjetikë arritën të shuajnë pikat e zjarrit të armikut dhe çanë rrugën drejt qytetit Kromeriz.

Fragment nga letra e Presidentit të SHBA-s Harry Truman adresuar Josif Stalinit: "Janë marrë masat me qëllim që gjenerali Eisenhower të na informojë ne në kohën e duhur në lidhje me atë, se kur ka ndërmend ai të shpallë zyrtarisht mbi Ditën e Fitores në Europë në mënyrë që ne të kemi mundësi të koordinojmë deklarat tona me shpalljen e gjeneral Eisenhower-it. A pajtoheni Ju me mendimin se është tejet e rëndësishme që deklarata Juaj, e Churchillit dhe imja të bëhen në të njëjtën kohë?".

Filloi kryengritja e Pragës. Komiteti kombëtar nën kryesinë  e doktor Albert Prazhak në mesazhin e vet drejtuar popullit deklaroi mbi likuidimin e Protektoratit të Çekisë dhe Moravisë. Hitlerianëve iu dha ultimatumi mbi kapitullimin pa kushte.

0 Në këtë ditë të burgosurit e kampit të përqendrimit Mauthausen u çliruan nga trupat aleate amerikane. Një nga të burgosurit më të famshëm të tij ishte gjeneral-togeri Dimitri Karbishev, i cili refuzoi të bashkëpunonte me hitlerianët dhe zhvillonte në kamp një luftë aktive ilegale. Gjermanët i organizuan gjeneralit një vdekje të mundimshme - e lidhën atë pas një shtylle të akullt dhe e lagnin kokë e këmbë me ujë në acarin e dimrit në mes të oborrit. Në vitin 1946 Dimitri Karbishevit iu dha titulli Hero i Bashkimit Sovjetik.